Burri Emocional

· 5 min read
Thumbnail

Për shkak se patriarkati përcakton se çfarë duhet të jenë burrat – fizikisht të fortë, pa emocione, të pangopur në seks – ai (patriarkati) ushtron presion të jashtëzakonshëm mbi burrat që t’i përshtaten këtij stereotipi. Sa herë që dikush thotë ose bën diçka që forcon stereotipin se gratë janë gjina e dobët, ata njëkohësisht aludojnë për një stereotip po aq të gabuar se burrat janë më të fortë.

Me kalimin e kohës, kjo duket se ka çuar në mungesën e këmbimit emocional ose mungesën e mbështetjes për të shprehur e këmbyer me të tjerët emocionet e tyre.

Zakonisht burrat që 'udhëheqin' sistemet patriarkale janë të racës së bardhë, të arsimuar, kokëfortë, agresivë, racistë, homofobikë, seksistë dhe mizogjenë (paragjykues ndaj grave).

Sa më shumë që burrat shfaqin këto lloj sjelljesh, aq më shumë ka gjasa që ata të ngjiten më lartë në hierarkinë shoqërore të patriarkatit. Sepse patriarkati e di se këto tipare u ndihmojnë burrave të mbeten në pushtet dhe nuk lejojnë pothuajse askënd tjetër të depërtojë. Pra: nëse je burrë, por nuk shfaqë tiparet e lartpërmendura, atëherë patriarkati nuk po funksionon për ty. Ai po punon në mënyrë aktive kundër teje. Patriarkati i normalizon këto sjellje tek burrat.

Djemtë dhe vajzat mund të krijojnë pritshmëri dhe dinamika të ndryshme në marrëdhëniet e tyre me baballarët e tyre. Djemtë mund të socializohen për të imituar rolet e baballarëve të tyre, ndërsa vajzat mund të navigojnë në pritshmëritë që lidhen me feminitetin dhe miratimin e babait.

Atësia pengohet kur maskuliniteti toksik e pengon individin t’i kryejë detyrat atërore si kujdesi, detyrat e shtëpisë si gatimi, pastrimi, kujdesi për fëmijët, puna e papaguar e shtëpisë etj, të cilat konsiderohen si punë femërore dhe lidhen vetëm me gratë.

Copyright © 2024 . All rights reserved.